Metodat dhe medikamentet e reja kundër Covid-19 në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96605-metodat_dhe_medikamentet_e_reja_kundër_covid_19_në_botë
Administrata e spitaleve në Paris të Francës ka dhënë rezultatet e testimeve klinike të medikamentit të ri të quajtur Tocilizumab i përdorur në 13 qendra spitalore në Francë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 29, 2020 07:19 Europe/Tirane
  • Metodat dhe medikamentet e reja kundër Covid-19 në botë

Administrata e spitaleve në Paris të Francës ka dhënë rezultatet e testimeve klinike të medikamentit të ri të quajtur Tocilizumab i përdorur në 13 qendra spitalore në Francë.

Medikamentit Tocilizumap është testuar tek pacientët kritikë me Covid-19 dhe ka dhënë rezultate të kënaqshme. Ky medikament është testuar tek pacientët në 13 qendra mjekësore në Francë. Medikamenti zakonisht përdoret për kurimin e sëmundjeve të ramatizmës dhe të ligamenteve. Përdorimi i këtij medikamenti ul nevojën për shtrimin e pacientit në terapi intensive. Ndërkohë Sipas ekspertit të Qendrës Evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Pasi Penttinen, vaksina kundër Covid-19 nuk do të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm. ''Ky është skenari më optimist'', tha Penttinen. ''Zhvillimi i një vaksine është një proces i ndërlikuar dhe shumë i kushtueshëm'', u shpreh ai për Sky News, duke shtuar se duhet të kalohet në disa faza para se të shihet nëse do jetë efektive. "Për më tepër, në këtë lloj situate duhet siguruar kapaciteti prodhues, i cili në thelb është i mjaftueshëm për të gjithë botën," përfundoi Penttinen. Deri më tani në botë janë shënuar 211 mijë viktima dhe janë regjistruar mbi 3 milion të infektuar.