Rastet e të infektuarve me Covid-19 në Amerikë
Në 24 orët e fundit në SHBA kanë humbur jetën 1.379 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 56.256.
SHBA ende janë në krye të listës së vendeve më të goditura nga pandemia. Sipas të dhënave të fundit të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA janë konfirmuar 22.539 raste të reja të infeksionit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 988.490.Epiqendra e përhapjes së pandemisë në SHBA është ende në New York, ku janë raportuar 291.996 të infektuar dhe 22.668 raste të vdekjeve. Nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, në SHBA janë testuar 5.593.495 persona. Nëpër spitalet në të gjithë vendin kanë shtruar 128.673 persona, ndërsa deri më tani janë shëruar 111.583 persona që testuan pozitiv për COVID-19.