Covid-19, 1.6 miliardë punëtorë nuk janë paguar
Ekonomia amerikane pësoi tkurrjen më të madhe brenda një dekade në tremujorin e parë të vitit për shkak të izolimit nga shpërthimi i koronavirusit.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të mërkurën, ekonomia më e madhe e botës pësoi një goditje vjetore prej 4.8%, duke prekur nivelet e vitit 2014. Por shifrat nuk pasqyrojnë krizën e plotë, pasi shumë prej kufizimeve nuk u vendosën deri në mars. Gjatë kësaj periudhe mbi 26 milionë amerikanë kanë kërkuan pagesën e papunësisë, ndërkohë ekspertët presin që rritja e tremujorit të dytë të tkurret me rreth 30 për qind.Të dhëna negative vijnë edhe nga Organizata Ndërkombëtare e Punës. Sipas saj rreth gjysma e të gjithë punëtorëve në botë rrezikojnë të humbasin të ardhurat për shkak të pandemisë së koronavirusit. Drejtori i kësaj organizate, Guy Ryder, kërkoi solidaritet ndërkombëtar në vend të sistemeve kombëtare të mbrojtjes sociale. "Nga ajo që shohim në një raport monitorues, në rreth 2 miliardë punëtorë informalë në botë, rreth 1.6 miliardë e tyre kanë pësuar dëme masive të aftësisë së tyre për të fituar jetesën, dhe për të mbështetur veten dhe familjet e tyre për shkak të COVID-19," tha ai. Organizata Ndërkombëtare e Punës tha se për miliona punëtorë, mungesa e atë ardhurave nënkupton mungesë të ushqimit, të sigurisë dhe të së ardhmes.