Biden, nuk do të largojë ambasadën amerikane nga Kodsi
Kandidati demokrat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë ka deklaruar se ambasada amerikane në Kods do të vazhdojë të qëndrojë aty ku është.
Joe Biden, kandidati demokrat për zgjedhjet e vitit 2020 deklaroi: Unë jam kundër vendimit të Trump për transferimin e ambasadës në Kods mirëpo në rast të fitores në zgjedhje kjo ambasadë do të qëndrojë në atë qytet. Transferimi i ambasadës nuk duhej të kishte ndodhur në ato kushte dhe duhej të ishte arritur paqja, mirëpo megjithatë transferimi u krye dhe unë nuk do të kthej ambasadën në Tel Aviv. Donald Trump në maj 2018 me një veprim të jashtëligjshëm dhe kundër rezolutave të OKB dhe të KS të kësaj organizate, e ka njohur Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist dhe transferoi ambasadën amerikane në Kodsin e pushtuar. Kodsi është kibla e parë e myslimanëve dhe është pjesë e pandarë e Palestinës. Ai gjithashtu njihet si një nga 3 vendet më të rëndësishme të shenjta islame. Kodsi është pushtuar nga regjimi sionist në vitin 1967.