Deklarata e Pompeo kundër Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96637-deklarata_e_pompeo_kundër_kinës
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se ka shumë laboratorë në Kinë që punojnë në patogjene (bakter ose mikrob që shkakton sëmundje) ngjitëse, por nuk e di nëse objektet kanë siguri të përshtatshme për të parandaluar pandemitë e ardhshme.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Prill 30, 2020 07:26 Europe/Tirane
  • Deklarata e Pompeo kundër Kinës

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se ka shumë laboratorë në Kinë që punojnë në patogjene (bakter ose mikrob që shkakton sëmundje) ngjitëse, por nuk e di nëse objektet kanë siguri të përshtatshme për të parandaluar pandemitë e ardhshme.

 “Ne vlerësojmë se ka laboratorë të shumtë brenda Kinës që po vazhdojnë të punojnë, me patogjenet ngjitëse”, tha Pompeo në një konference për shtyp në Departamentin e Shtetit. “Ne nuk e dimë nëse ata po punojnë me një nivel të sigurisë për të parandaluar që kjo (pandemia e koronavirusit) të ndodhë përsëri. Mos harroni kjo nuk është hera e parë që ne kemi pasur një virus të dalë nga Kina”, tha Pompeo. Koronavirusi i ri u paraqit për herë të parë në Kinë, në fund të vitit të kaluar dhe shumë shpejt u shpërnda në të gjithë botën. Më 19 prill, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Kinën se mund të përballet me pasoja, nëse ishte “me vetëdije përgjegjëse” për përhapjen e koronavirusit. “Ka mundur të ndalet në Kinë para se të fillojë përhapjen, e gjithë bota po vuan për shkak të kësaj”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.