Kryeministri i Rusisë infektohet me Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96651-kryeministri_i_rusisë_infektohet_me_covid_19
Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 30, 2020 15:32 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Rusisë infektohet me Covid-19

Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

"Sapo jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Covid-19, kështu që unë duhet t'i bindem rregullave të izolimit dhe është e detyrueshme për sigurinë e kolegëve të mi," tha Mishustin në një videokonferencë me Presidentin Vladimir Putin. Duke folur në një takim, Mishustin propozoi që zëvendëskryeministri i parë, Andrey Belousov, të shërbejë si ushtrues detyre i kryeministrit dhe Putin e ka mbështetur propozimin e tij. Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste të të infektuarve me koronavirusi dhe 1,073 viktima.