Rrethohet kongresi lokal në Miçigan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96658-rrethohet_kongresi_lokal_në_miçigan
Disa protestues të armatosur në Miçigan të Amerikës me kërkesën për heqjen e masave të karantinës kanë rrethuar dhe marrë kongresin lokal.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2020 03:04 Europe/Tirane
  • Rrethohet kongresi lokal në Miçigan

Disa protestues të armatosur në Miçigan të Amerikës me kërkesën për heqjen e masave të karantinës kanë rrethuar dhe marrë kongresin lokal.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e lajmeve sipas të cilës protestuesit në Miçigan, kanë kërkuar nga guvernatori demokrat Gretchen Whitmer që të heqë kufizimet e koronavirusit në këtë shtet. Protestuesit e armatosur u futën në sallën e pritjeve të kongresit lokla por janë përballur me masat e policisë lokale. Protestuesit kanë thënë se nuk e pranojnë mbylljen e detyruar dhe janë shprehur se pranojnë të humbin jetën nga koronavirusi dhe të mos paralizohet jeta dhe puna e tyre. Shumica e protestuesve nuk mbanin maska mjekësore dhe shumë prej tyre kanë qenë të armatosur. Protestuesit në duar mbanin pankarta ku shkruhej: “ jetoni të lirë, ose vdisni”. Virusi korona deri tani në Miçigan ka marrë jetën e mbi 3 mijë njerëzve por megjithatë protestat kundër masave karantinuese vazhdojnë.