Statistikat e Covid-19 në Amerikë
Bilanci i viktimave nga pandemia e korona virusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 61.005, pasi 2.637 të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më së shumti të prekur dhe viktima në botë. Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 në SHBA është rritur në 1.040.608, me 27.440 raste të reja në 24 orët e kaluara, treguan të dhënat e përditësuara të Universitetit Johns Hopkins. Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Spanja me 239.639 të infektuar, Italia me 203.591 dhe Franca me 166.628. Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, me 299.691 raste dhe 23.477 viktima. Pas New York-ut vijojnë New Jersey me 116.365 të infektuar dhe Massachusetts me 60.265. Në SHBA, vend me rreth 330 milionë banorë, deri më tani janë kryer rreth 6,2 milionë teste për COVID-19, ndërsa 124.023 të infektuar janë shëruar.