Militantë të Trump mësyjnë Kongresin e Michiganit
Qindra protestues, përfshirë disa të armatosur, u mblodhën të enjten në Kongresin e Shtetit Michigan ndërsa ligjvënësit e shtetit debatuan për kërkesën e Guvernatores demokrate për të zgjatur gjendjen e emergjencës për të luftuar koronavirusin, raportoi The Guardian.
Një turmë me protestuesish, ku disa mbartnin armë, u përpoqën të hynin në katin e dhomës legjislative, por u përleshën me policinë e shtetit dhe stafin e Kongresit. Ligjvënësit u detyruan të vishnin jelekë anti-plumb pasi protestues të armatosur u futën në Kongresin e shtetit Miçigan, në Lansing, pak minuta para se dhoma e përfaqësuesve të hidhte poshtë kërkesën e Guvernatores, Gretchen Whitmer, për të zgjatur gjendjen e emergjencës. Disa protestues hidhnin parulla antiqeveritare, përfshirë krahasimin e guvernatores demokrate të shtetit, Gretchen Whitmer, me Hitlerin. Anëtarët e milicisë së Michigan Liberty ishin të pranishëm në demonstratë, të armatosur me pushkë. Miçigani është goditur rëndë nga coronavirusi, me 3.788 vdekje. Më shumë se 41,000 infeksione janë regjistruar në të gjithë shtetin. Rihapja e ngadaltë e ekonomive shtetërore në të gjithë vendin ka marrë ngjyra politike, pasi politikanët republikanë dhe individët e lidhur me Trump kanë promovuar protesta të tilla në shtetet demokrate, siç është Michigan.