Shfaqet lideri i Koresë së Veriut
May 02, 2020 10:09 Europe/Tirane
Pas shumë e shumë hipotezave mbi gjendjen e liderit të Koresë së Veriut, më në fund Kim Jong Un është shfaqur në media.
Pas 20 ditëve mungesë, është shfaqur në publik për herë të parë lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un. Sipas medias shtetërore KCNA Kim, Jong Un u shfaq duke prerë shiritin e një fabrike plehrash. Media shtetërore shkruan gjithashtu se turma shpërtheu në brohoritje kur u shfaq lideri i Koresë së Veriut. Që pas datës 12 prill kjo është paraqitja e tij e parë në publik. Mungesa e gjatë krijoi spekulime të shumta mbi shëndetin e Kim Jong Un. Të shumta ishin mediat që shkruan për vdekjen e liderit të vendit komunist.
Tags