Covid-19 vazhdon të mundojë Evropën
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.
Numri i viktimave ka shkuar në 28710, që do të thotë janë 474 viktima në 24 orët e fundit, 205 më shumë se dje. Rastet të reja janë 1900 duke e çuar në 209328 numrin total i të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 79914, ndërsa 1539 janë në gjendje kritike. Gjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë janë shënuar 276 viktima, duke e çuar në 25,100 numrin total të vdekjeve. Aktualisht në vend rezultojnë 242,988 të infektuar dhe 142,450 të shëruar. Nga dita e sotme, Spanja nisi lehtësimin e masave kufizuese. Mbretëria e Bashkuar raportoi të shtunën 621 vdekje të reja nga COVID-19 në spitale, vendbanime dhe shtëpi , duke e çuar numrin e vdekjeve në 28.131 që prej fillimit të pandemisë. Në 24 orët e fundit, janë kryer 105.937 teste për të zbuluar sëmundjen, më shumë se 100,000 për ditën e dytë radhazi, me të cilën janë zbuluar 4.806 infeksione të reja, njoftoi në një konferencë shtypi Ministri Britanik për Qeverisjeve Lokale, Robert Jenrick. Holanda është një tjetër shtet, i prekur nga pandemia e coronavirusit. Në shtetin holandez, në orët e fundit janë shënuar 94 viktima nga COVID-19. Numri total i viktimave nga coronavirusi në Holandë ka shkuar në 4987 njerëz. Numri total i të infektuarve me coronavirus në Holandë ka shkuar në 40,236 persona, kurse të infektuarit në 24 orët e fundit janë 445 njerëz.