Karantinohet anija e dytë kruiz
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96710-karantinohet_anija_e_dytë_kruiz
Për shkak të zbulimit të disa njerëzve të infektuar me Covid-19, në një prej brigjeve në veri të Gjermanisë janë karantinuar 2,899 njerëz pjesëtarë të një anije kruize të kompanisë Tui Cruises.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 03, 2020 07:00 Europe/Tirane
  • Karantinohet anija e dytë kruiz

Për shkak të zbulimit të disa njerëzve të infektuar me Covid-19, në një prej brigjeve në veri të Gjermanisë janë karantinuar 2,899 njerëz pjesëtarë të një anije kruize të kompanisë Tui Cruises.

Anija në fjalë është ndaluar të kryejë udhëtime turistike por është përdorur vetëm për kthimin e personelit të shërbimit detar dhe të shtetasve gjermanë nga e gjithë bota. 15 nga pjesëtarët e anijes i janë drejtuar mjekut me shenja të grupit dhe pas testimeve është zbuluar se një prej tyre ka qenë i infektuar me Covid-19. Aktualisht të 15 personat në fjalë ndodhen në karantinë mirëpo disa prej pjesëtarëve të ekuipazhit janë larguar nga anija përpara se të jepet rezultati përfundimtar i testimeve. Prej tyre është kërkuar të qëndrojnë në karantinë. Shumë prej pjesëtarët e ekuipazhit të anijes prej mëse 4 muajsh ndodhen në formë karantine brenda në anije pa pasur lidhje me botën jashtë.