Covid-19 dhe viktimat në rang botëror
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3,4milion, përkatësisht 3,484,483 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 244,780. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 67,444viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 28,710 viktima, Britania me 28,131, Spanja me 25,100, dhe Franca me 24,760. Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633. Në Shqipëri janë shënuar 31 viktima dhe janë infektuar 789 persona. Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,121,576 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2 milion raste aktive që presin të shërohen.