Parlamenti Gjermanisë anulon Ditën Botërore të Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96720-parlamenti_gjermanisë_anulon_ditën_botërore_të_kodsit
Parlamenti i Gjermanisë në vazhdën e ndjekjes së politikave të Shtëpisë së Bardhë dhe për t’i bërë qejfin regjimit sionist, ka marrë vendim për anulimin e marshit protestues me rastin e Ditës Botërore të Kodsit në Berlin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2020 10:19 Europe/Tirane
  • Parlamenti Gjermanisë anulon Ditën Botërore të Kodsit

Parlamenti i Gjermanisë në vazhdën e ndjekjes së politikave të Shtëpisë së Bardhë dhe për t’i bërë qejfin regjimit sionist, ka marrë vendim për anulimin e marshit protestues me rastin e Ditës Botërore të Kodsit në Berlin.

Gazeta gjermane “Berliner Morgen Post” ka njoftuar se në bazë të deklarimit të Parlamentit Qendror të Gjermanisë në llogarinë e tij në Twitter, është anuluar organizimi i marshit protestues me rastin e Ditës Botërore të Kodsit për vitin 2020.

Anulimi i marshit protestues me rastin e Ditës Botërore të Kodsit që pritej të organizohej më 16 maj të këtij viti, është bërë pasi qeveria e Gjermanisë së fundi ka vendosur emrin e Rezistencës Islamike Palestineze (Hezbullah) në listën e organizatave terroriste dhe ka ndaluar të gjitha veprimtarit e mundshme të kësaj lëvizje në Gjermani.

Në kuadër të kësaj politike, me dhjetëra forca policore dhe forca të njësive speciale në Gjermani gjatë ditëve të fundit kanë bastisur dhe kanë mbyllur xhamitë dhe shoqatat fetare-kulturore të lidhura me Lëvizjen e Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah) në Gjermani.