Rusia do të zëvendësojë ushtarët me robotë!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96730-rusia_do_të_zëvendësojë_ushtarët_me_robotë!
Rusia thuhet se po synon të zëvendësojë ushtarët me ato që konsideron si robotë më të shpejtë dhe më të saktë në fushën e betejës, dhe planifikon për të filluar testimin e një makine luftarake robotike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 03, 2020 17:03 Europe/Tirane
  • Rusia do të zëvendësojë ushtarët me robotë!

Rusia thuhet se po synon të zëvendësojë ushtarët me ato që konsideron si robotë më të shpejtë dhe më të saktë në fushën e betejës, dhe planifikon për të filluar testimin e një makine luftarake robotike.

Duke cituar deklaratat e fundit të zëvendësdrejtorit të Fondacionit të Kërkimit të Avancuar të Rusisë Vitaly Davydov, revista amerikane Forbes raportoi se robotika do të jetë e ardhmja e luftës për shkak të shpejtësisë së madhe të robotëve dhe saktësisë së tyre në përzgjedhjen e caqeve. "Ushtarët gradualisht do të fillojnë të zëvendësohen nga "vëllezërit "e tyre robotë, të cilët mund të veprojnë më shpejt, më saktë dhe më selektiv sesa njerëzit," u citua Davydov. Sipas Forbes, "zhvillimi i robotëve për luftë është një fenomen ndërkombëtar." Rusia, tha ajo, do të fillojë të testojë robotët e rinj të zhvilluar së fundmi, Marker UGV, deri në fund të këtij viti, megjithëse disa nga robotët e saj ushtarakë nuk kanë performuar mirë gjatë provave të mëparshme luftarake. Sidoqoftë, Ministria Ruse e Mbrojtjes ka mbështetur shpresat e saj në Marker UGV, i cili i ngjan një tanku në miniaturë që nuk do të kishte nevojë për një ekuipazh. Pentagoni po zhvillon gjithashtu aftësi ushtarake robotike dhe ka dalë me një metodë të ngjashme me Rusinë, thuhet në raport.