Senati i Francës kundërshton projektligjin e qeverisë për anulimin e karantinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96774-senati_i_francës_kundërshton_projektligjin_e_qeverisë_për_anulimin_e_karantinës
Senati i Francës ka kundërshtuar projektligjin e qeverisë të quajtur “Strategjia kombëtare për anulimin e karantinës” që ishte përgatitur për rifillimin e aktiviteteve tregtare dhe ekonomike në rrethanat e epidemisë Covid-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 05, 2020 10:13 Europe/Tirane
  • Senati i Francës kundërshton projektligjin e qeverisë për anulimin e karantinës

Senati i Francës ka kundërshtuar projektligjin e qeverisë të quajtur “Strategjia kombëtare për anulimin e karantinës” që ishte përgatitur për rifillimin e aktiviteteve tregtare dhe ekonomike në rrethanat e epidemisë Covid-19.

Gazeta franceze “Le Figaro” njoftoi se projektligji i Adouard Philippe, kryeministri i Francës, për rihapjen e aktiviteteve të bizneset dhe punës në mënyrë graduale është hedhur në votim në Senat ku ka marrë 89 vota pro dhe 81 kundër, mirëpo nuk është miratuar për shkak se 174 deputetë që shumica e tyre janë republikanë, kanë abstenuar në këtë votim.

Kryeministri i Francës në mbledhjen e Senatit ka paralajmëruar për pasojat negative të vazhdimit të karantinës në këtë vend.

Ky plan një javë më parë ishte miratuar me shumicën e deputetëve të Kuvendit Kombëtar të Francës.