Shenja përçarjeje në partinë Republikane në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96788-shenja_përçarjeje_në_partinë_republikane_në_amerikë
Me afrimin e kohës së fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, pozita e Donald Trump në mesin e republikanëve është rënduar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 06, 2020 08:06 Europe/Tirane
  • Shenja përçarjeje në partinë Republikane në Amerikë

Me afrimin e kohës së fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, pozita e Donald Trump në mesin e republikanëve është rënduar.

Në veprimin më të fundit presidenti amerikan është shprehur kundër partisë republikane apo thënë ndryshe kundër termit republikan dhe ka shkruar: Ai grup që vetëm mban emrin republikan, 12 vjet më parë ka pësuar disfatë të rëndë dhe 8 vjet më parë ka përjetuar një tjetër disfatë dhe humbje dhe pas kësaj 4 vjet më parë përballë meje si një njeri që futet për herë të parë në fushën politike, ka pësuar tjetër disfatë. Trump ka akuzuar këtë grup se përpiqet që të hakmerret. Sulmi i paparë i Trump ndaj anëtarëve të partisë së tij erdhi një ditë pasi ai filloi zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të SHBA për vitin 2020. Trump po mundohet të mobilizojë të gjithë fuqinë e Partisë Republikane për të fituar zgjedhjet e vështira të nëntorit. Por ndërsa kritikat për performancën e administratës së tij rriten, veçanërisht në vazhdën e krizës së shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, dyshimet për mbështetjen e Trump nga disa prej figurave dhe fraksioneve në Partinë Republikane janë rritur. Si kreu i shtetit dhe zyrtari më i lartë i vendit, Trump është i njohur për trazirat e tij politike, ekonomike dhe sociale këto dit, dhe kjo ka çuar në shtimin e kritikave ndaj presidentit, përfshirë edhe aleatët e tij. Kjo sjellje kontradiktore dhe joefikasite e Trump ka ndikuar negativisht në popullaritetin e tij dhe të partisë Republikane. Shumica e sondazheve sugjerojnë se popullariteti i Trump po bie gjithnjë e më shumë në javët pas krizës së Corona. Sipas shumicës së sondazheve, Joe Biden, kandidat i mundshëm Demokratik në zgjedhjet presidenciale të 2020 është përpara Trump SHBA në shtetet kryesore. Disa vlerësime sugjerojnë se nëse numri i vdekjeve të virusit korona vazhdon të rritet dhe kriza e papunësisë për rreth 30 milion punëkërkues nuk Gjidhet, jo vetëm që Trump do të dështojë në zgjedhjet presidenciale, por edhe republikanët do të humbin shumicën e Senatit. Kjo është e rëndësishme sepse Trump është kthyer në anën e grupeve ekstremiste dhe militante për t’i shpëtuar përgjegjësisë dhe tu marrë me masat shëndetësore, përfshirë karantinën në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara. Mbështetja e përsëritur e Trump për ata që protestojnë kundër karantinës dhe madje me armë pusthuian institucionet qeveritar e ka ngritur alarmin për rrymën e moderuar të partisë.