Vazhdon lufta në Libi, 50 persona të vrarë dhe të plagosur
(last modified Wed, 06 May 2020 11:58:05 GMT )
May 06, 2020 13:58 Europe/Tirane
  • Vazhdon lufta në Libi, 50 persona të vrarë dhe të plagosur

Në luftimet e zhvilluara mes forcave të qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë dhe forcave të gjeneral Khalifa Haftar në zonat rreth bazës ajrore Al-Vatije, janë vrarë 20 persona.

Agjencia e lajmeve IRIB gjatë këtyre luftimeve mes të dy palëve janë plagosur edhe 30 persona në mesin e tyre edhe komandanti i njësisë së rojave të bazës ushtarake Al-Vatije.

Dronët e forcave të qeverisë së pajtimit kombëtar kanë sulmuar bazën ushtarake Al-Vatije në jugperëndim të Libisë. Shtabi i forcave të qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë ka deklaruar se këto forca gjatë këtyre luftimeve kanë arritur të shkatërrojnë dhjetë automjete ushtarake të forcave të gjeneralit Khalifa Haftar.

 

Tags