Amerika në krizë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96839-amerika_në_krizë
Amerika po përballet me në krizë të dyfishtë atë ekonomike dhe të virusit korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2020 02:46 Europe/Tirane
  • Amerika në krizë

Amerika po përballet me në krizë të dyfishtë atë ekonomike dhe të virusit korona.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 75,558 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 30,615, Italia me 29,958 viktima, Spanja me 26,070, dhe Franca me 25,809. Një ndihmës ushtarak i Shtëpisë së Bardhë ka dalë pozitiv në testin e COVID-19. Raportohet se ky zyrtar ushtarak, është pjesë e një njësie që punon ngushtë me presidentin amerikan, Donald Trump. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Trump nuk është infektuar. "Kohët e fundit jemi njoftuar nga Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë se një anëtar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili punon në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, është testuar pozitiv për koronavirus", tha Zëvendës Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley. "Presidenti dhe nënpresidenti janë testuar dhe kanë dalë negativ. Ata gëzojnë shëndet të plotë", tha ai. Presidenti Trump ka refuzuar me vendosmëri të vendosë një maskë mbrojtëse në publik, siç bëjnë zyrtarët e lartë amerikanë.