Infermierët amerikanë protestojnë para Shtëpisë së Bardhë
Infermierët amerikanë janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë dhe kanë protestuar kundër mungesës së pajisjeve mjekësore dhe veshjeve speciale për mbrojtjen përball virusit Korona.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në shenjë përkujtimi të 88 infermierëve dhe infermiereve që kanë humbur jetën që nga fillimi i përhapjes së virusit Korona në Amerikës, kanë renditur 88 palë këpuca të bardha në tokë dhe kanë dënuar ashpër mungesën e madhe të pajisjeve mjekësore dhe veshjeve speciale për mbrojtje përball virusit Korona në Amerikë.
Vlen të theksohet se që nga muaji mars e deri më tani, mbi 23 milionë amerikanë kanë humbur punën e tyre dhe janë regjistruar për të shfrytëzuar siguracionin e papunësisë. Së shpejti qeveria e Trump pritet të deklaroi numrin zyrtar të personave të papunë që parashikohet të jetë një rritje shumë e madhe e papunësisë në këtë vend.