Vdekja misterioze e hulumtuesit të Korona në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96861-vdekja_misterioze_e_hulumtuesit_të_korona_në_amerikë
Bing Liu një profesor i Universitetit të Pittsburgh në SHBA, i cili po hulumtonte për koronavirusin, është vrarë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 09, 2020 06:58 Europe/Tirane
  • Vdekja misterioze e hulumtuesit të Korona në Amerikë

Bing Liu një profesor i Universitetit të Pittsburgh në SHBA, i cili po hulumtonte për koronavirusin, është vrarë.

Bëhet fjalë për  Bing Liu, 37 vjeç i cili u gjet i vrarë në shtëpinë e tij. Një studiues i mirënjohur i Universitetit të Pittsburgh Qendrës Mjekësore u tha se ishte në prag të ‘gjetjeve shumë domethënëse’ të lidhura me koronavirusin kur policia deklaroi se ai kishte vdekur. Dr Bing Liu, 37 vjeç, ishte i vetëm në shtëpinë e tij në Ross Township, kur një burrë i identifikuar si 46-vjeçari Hao Gu dyshohet se hyri në shtëpinë e tij dhe qëlloi mbi të. Liu u godit me plumba në kokë, qafë dhe vdiq nga plagët e marra. Liu ishte një profesor asistent kërkimesh në Departamentin e Biologjisë Informatike dhe Sistemeve të UPMC. Para se të vritej ai raportonte se ishte në faza të avancuara të kuptimit të thelluar të Covid-19, tha universiteti. “Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat celulare të SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij. Ne do të përpiqemi të kompletojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij. Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues dhe kujdestar të shkëlqyer, dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike. “Humbja e tij do të ndjehet në të gjithë komunitetin shkencor”. Hetuesit thanë se Liu dhe njeriu që e vrau, e njihnin njëri-tjetrin por policia nuk ka përmendur motive të mundshme për vrasjet. Autoritetet thanë se janë ende duke hetuar. Pas vdekjes së tij disa përdorues të rrjeteve sociale nisën përhapjen e disa teorive të këtij hulutmuesi lidhur me burimin e përhapjes së virusit korona.  Sipas një përdoruesi kinez të Wechat, hulumtimet e këtij profesori mund të ishin përqendruar në atë se ndoshta virusi është përhapur nga një laborator amerikan. Çështja është shumë e habitshme. Ndoshta pas kësaj ekzistojnë sekrete, shkruan aktivisti i mediave sociale. Shumë përdorues të tjerë gjithashtu janë shprehur se vdekja e tij mund të ketë lidhje me zbulimin e burimit të virusit korona. Prej disa ditësh, burimi i virusit korona është kthyer nën një temë tepër të diskutuar mes Kinës dhe Amerikës. Donald Trump president dhe Mike Pompeo sekretar i departamentit të shtetit prej kohësh po mundohen të propagandojnë se virusi korona ka dalë nga një laborator në Whuan të Kinës. Nga ana tjetër disa autoritete të Kinës përhapjen e virusit korona e kanë lidhur me ushtrinë amerikane. Ditë më parë një prej televizioneve të Kinës është shprehur se Amerika duhet të përgjigjet për disa pyetje lidhur me burimin e virusit korona. Në këtë televizion është thënë: Duke qenë se kreu i qendrës për kontrollimin e sëmundjeve infektive në Amerikë në një takim të Kongresit ka pohuar se testimet e disa njerëzve që kanë humbur jetën për shkak të grupit ka dalë pozitiv me virusin korona, a mund të thuhet se disa prej këtyre njerëzve kanë humbur jetën për shkak të virusit të ri? Nga mesi i 34 milion të sëmurëve me grip, 20 mijë prej tyre kanë humbur jetën ndërkohë që tek disa prej këtyre pacientëve diagnoza ka qenë e gabuar? Kjo diganozë e gabuar që kur ka filluar? Në një tjetër pyetje të parashtruar nga kjo media thuhet: Cili është shkaku i largimit të Amerikës nga traktati i armëve helmuese dhe biologjike në vitin 2001? Përse Amerika është munduar të parandalonte krijimin e një organi inspektues dhe monitorues për zbatimin e këtij traktati? Mos vallë ky organ do të bëhej pengesë në rrugën e Amerikës për prodhimin e një arme biologjike? Nëse nuk ishte kështu, atëherë përse Amerika ka laboratorë për prodhimin e armëve biologjike në Gjeorgji, Ukrainë, Moldavi, Armeni, Azerbajxhan, Uzekistan dhe Kazakistan? Këto laboratorë janë për luftë biokimike? Kjo media qeveritare në Kinë gjithashtu ka thënë se qendra hulumtues e sëmundjeve ngjitëse të ushtrisë amerikane në shtetin Meriland është mbyllur në korrik të vitit 2019. Shkaku i mbylljes së saj mos ka qenë përhapja e virusit? Vetëm një muaj më vonë në të gjithë Amerikën nisi përhapja e grupit. Këto dy çështje a kanë lidhje me njëri-tjetrin? Televizioni i Kinës gjithashtu parashtron pyetjen se përse në tetor 2019, Amerika realizoi manovrën e quajtur Event-201 për gatishmërinë në rast të pandemive botërore? Përse në këtë manovër ishte i pranishëm zëvendësi i CIA-s amerikane. Mos vallë Amerika e kishte parashikuar që një virus infektiv do të përhapej në të gjithë botën? Disa muaj më parë u regjistruan raste të infektimit me pneumoni nga faktor të panjohur dhe pas 3 muajsh bota u bë dëshmitare e një pandemie. Mbase këto nuk janë të rastësishme.