Statistikat e Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96887-statistikat_e_covid_19
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 4 milion, përkatësisht 4,014,500 sipas Worldometers.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 10, 2020 10:47 Europe/Tirane
  • Statistikat e Covid-19

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 4 milion, përkatësisht 4,014,500 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 276,253. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 78,616 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 31,241, Italia me 30,201 viktima, Spanja me 26,299, dhe Franca me 26,230. SHBA ka akuzuar Kinën dhe Rusinë për kryerjen e fushatave propagandistike për përhapjen e informacionit të rremë për Covid-19.  Një zyrtar i departamentit të shtetit të SHBA tha që llogaritë e mediave sociale të lidhura me Kinën dhe Rusinë po kryenin mesazhe të ngjashme anti-amerikane.  "Edhe para krizës Covid-19, ne vlerësuam një nivel të caktuar të bashkërendimit midis Rusisë dhe Kinës në fushën e propagandës," tha Lea Gabrielle.  Kina dhe Rusia po përpiqeshin "të formojnë mirëkuptimin e publikut për pandeminë Covid-19 për qëllimet e tyre", tha ajo.  Replikat në distancë midis SHBA-së dhe Kinës kanë qenë të shumta.  Zhao Lijian, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze, ka theksuar në mënyrë të përsëritur idenë e tij të paprovuar, se Covid-19 mund të kishte origjinën në SH.B.A.  Nga ana tjetër, SHBA ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur që koronavirusi doli nga një laborator në Ëuhan, qyteti kinez, ku u zbuluan rastet e para të sëmundjes.