Trump reagon ndaj kritikave të Obama
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96920-trump_reagon_ndaj_kritikave_të_obama
Presidentit amerikan ka reaguar ndaj kritikave të bëra nga ish presidenti Obama lidhur me masat e qeverisë në përballje me virusin korona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 11, 2020 11:10 Europe/Tirane
  • Trump reagon ndaj kritikave të Obama

Presidentit amerikan ka reaguar ndaj kritikave të bëra nga ish presidenti Obama lidhur me masat e qeverisë në përballje me virusin korona.

Trump në një mesazh në Twitter ka shkruar: Ndalimi para kohe i futjes së njerëzve nga Kina që është qendra e përhapjes së virusit korona ishte një vendim efikas dhe kjo nuk mund të krahasohet me katastrofën e përhapjes së gripit gjatë presidencës së Barack Obamës dhe Joe Biden, zëvendësit të tij të përgjumur. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij, Donald Trump për përgjigjen ndaj krizës me koronavirus. Në një bisedë private, ai e ka konsideruar përgjigjen amerikane ndaj pandemisë si “një katastrofë kaotike”. Obama ka thënë se dëshiron të luajë rol më të madh për të mbështetur Joe Bidenin në garën e tij për president në muajin nëntor. Rrjeti amerikan, CNN ka raportuar se deklaratat e tij të fundit janë bërë me qëllim të inkurajimit të ish-stafit të tij, për t’u angazhuar tani në fushatën e Bidenit. Qasja e Trumpit ndaj qeverisë duhet të fajësohet pjesërisht për përgjigjjen amerikane ndaj koronavirusit, ka thënë Obama. “Do të ishte qenë keq edhe me qeverinë më të mirë”, është cituar të ketë thënë ai gjatë bisedës. Deri më tani më shumë se 77,000 persona kanë vdekur nga koronavirusi, derisa mbi 1,2 milion persona janë infektuar nga po ai në Shtetet e Bashkuara. Shumë shtete patën prezantuar masa të izolimit në muajin mars, mirëpo tani të njëjtat i kanë lehtësuar, duke mundësuar shkuarjen e njerëzve në punë. Obama mes tjerash ka kritikuar ashpër edhe vendimin për hedhje poshtë të akuzave kundër ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Michael Flynn, gjatë hetimeve për lidhjet e mundshme mes Trumpit dhe Rusisë.