Rusia: Marrëveshja bërthamore ishte një kryevepër e diplomacisë
Përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë ka theksuar mbështetjen ndaj marrëveshjes bërthamore dhe këtë marrëveshje e ka përshkruar si një kryevepër e diplomacisë.
Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, ka reaguar ndaj një mesazhi të Nile Gardiner, analistit të çështjeve politike dhe asistentit të Margaret Tacher, ish-kryeministres së Britanisë, të publikuar në Twitter në cilin ai ka thënë se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ishte vendimi më i mirë i qeverisë së Trump dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje ishte një veprim i turpshëm i qeverisë Obama.
Mikhail Ulyanov në kundërpërgjigje të Gardiner, ka shkruar: “Shumica e vende kanë mendim tjetër. Ato besojnë se marrëveshja bërthamore me Iranin ishte një kryevepër e diplomacisë dhe një partneritet i madh për ta forcuar regjimin botëror për të luftuar kundër përhapjes së armëve bërthamore. Në Këshillin e Guvernatorëve të ANEA-s, Amerika praktikisht është izoluar në lidhje me këtë çështjeje”.
Më parë Adam Schiff, kryetari i komitetit të inteligjencës në Kongresin e Amerikës, politikat e qeverisë së Donald Trump ndaj Iranit pas daljes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore i ka përshkruar të dështuar dhe katastrofale.
Që nga dy vite më parë kur qeveria e Trump deklaroi daljen nga marrëveshja bërthamore, Uashingtoni ka filluar fushatën e presionit maksimal kundër Iranit për ta detyruar Teheranit që të ulët në një tryezë tjetër të bisedimeve. Amerika ka deklaruar se në rast se do të anulohet vazhdimi i embargos së armëve të KS të OKB kundër Iranit, Uashingtoni do ta aktivizojë mekanizmin Mashe që konsiderohet pjesë e marrëveshjes bërthamore.
Kjo është në kohën kur Amerika pas daljes nga marrëveshja bërthamore, nuk ka mundësi të shfrytëzojë një mekanizëm të tillë.