5 vende dënojnë dërgimin e forcave turke në Libi
Egjipti, EBA, Franca, Greqia dhe Qipro me një deklaratë të përbashkët kanë dënuar dërgimin e trupave ushtarake turke në Libi dhe nga Ankaraja ka kërkuar ndalimin e dërgimit të këtyre forcave.
Vendet në fjalë gjithashtu kanë dënuar lëvizjet turke në afërsi të Qipros. Vendet në fjalë kanë akuzuar Turqinë për shkeljen e hapësirës ajrore të Greqisë dhe për përpjekje për kalimin e jashtëligjshëm të emigrantëve duke e përdorur këtë si mjet presioni. Vendet e lartpërmendura kanë theksuar se nënshkrimi i dy marrëveshjeve mes Turqisë dhe qeverisë së pajtimit kombëtar në Libi bie ndesh me juridiksionin ndërkombëtar dhe embargon e armatimeve të OKB ndaj Libisë. Turqia është futur seriozisht në dosjen e Libisë duke mbështetur qeverinë e Faez Seraxh kundër të ashtuquatjurit Ushtria Kombëtare lIbisë e kryesuar nga Khalif Haftar.