5  vende dënojnë dërgimin e forcave turke në Libi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96942-5_vende_dënojnë_dërgimin_e_forcave_turke_në_libi
Egjipti, EBA, Franca, Greqia dhe Qipro me një deklaratë të përbashkët kanë dënuar dërgimin e trupave ushtarake turke në Libi dhe nga Ankaraja ka kërkuar ndalimin e dërgimit të këtyre forcave.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 12, 2020 09:12 Europe/Tirane
  • 5  vende dënojnë dërgimin e forcave turke në Libi

Egjipti, EBA, Franca, Greqia dhe Qipro me një deklaratë të përbashkët kanë dënuar dërgimin e trupave ushtarake turke në Libi dhe nga Ankaraja ka kërkuar ndalimin e dërgimit të këtyre forcave.

Vendet në fjalë gjithashtu kanë dënuar lëvizjet turke në afërsi të Qipros. Vendet në fjalë kanë akuzuar Turqinë për shkeljen e hapësirës ajrore të Greqisë dhe për përpjekje për kalimin e jashtëligjshëm të emigrantëve duke e përdorur këtë si mjet presioni. Vendet e lartpërmendura kanë theksuar se nënshkrimi i dy marrëveshjeve mes Turqisë dhe qeverisë së pajtimit kombëtar në Libi bie ndesh me juridiksionin ndërkombëtar dhe embargon e armatimeve të OKB ndaj Libisë. Turqia është futur seriozisht në dosjen e Libisë duke mbështetur qeverinë e Faez Seraxh kundër të ashtuquatjurit Ushtria Kombëtare  lIbisë e kryesuar nga Khalif Haftar.