Deklarata e OBSH mbi virusin korona
OBSH në raportin më të fundit të saj ka thënë se metodat kurative për virusin Covid-19 mund të ulin intensitetin dhe jetëgjatësinë e këtij virusi mirëpo nuk janë metoda për eliminimin e tij.
Margaret Haris, zëdhënëse e OBSH ka thënë se ne kemi metoda që në studimet e para ulin intensitetin dhe jetëgjatësinë e sëmundjes mirëpo nuk kemi ndonjë metodë që të eliminojë virusin apo të ndërpresë shpejtësinë e tij të përhapjes. Ajo theksoi nevojën për më shumë studime dhe hulumtime dhe tha: Ne kemi nxjerrë informacione pozitive mirëpo kemi nevojë për më shumë të dhëna me qëllim që të jemi 100% të sigurt për mënyrën e kurimit. Ajo nuk ka përmendur metodën e kurimit të Covid-19. Autoritet e OBSH lidhur me prodhimin e vaksinës kundër virusit korona ka thënë se saktësia e kësaj vaksine duhet të jetë e lartë dhe për këtë puna për prodhimin e saj vazhdon të jetë e vështirë. Më shumë se 100 vaksina janë në proces prodhimi dhe disa prej tyre po testohen klinikisht.