Nafta edhe ditën e mërkurë ka shënuar rënie të çmimit.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se shqetësimet në lidhje me valën e dytë të mundshme të përhapjes së virusit Korona në botë pas heqjes së disa masave dhe shtimit të rezervave të naftës së Amerikës, të mërkurën në mëngjes çmimi i naftës ka shënuar përsëri rënie të dukshme.
Kjo rënie e çmimit të naftës ka ndodhur në kohën kur Arabia Saudite ka kërkuar nga vendet e ndryshe që ta reduktojnë masën e prodhimit të naftës së tyre për ta kontrolluar çmimin e naftës.
Sot (të mërkurën) në mëngjes çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar të Detit Verior ka shënuar rënie me 1.9 % të çmimi dhe është shkëmbyer me 29.40 dollarë. Çmimi i naftës së papërpunuar West Texas Intermediate gjithashtu ka shënuar rënie me 1.5% dhe është shkëmbyer me 25.39 dollarë.