Trump kërcënon për ndëshkimin e Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97027-trump_kërcënon_për_ndëshkimin_e_kinës
Presidenti amerikan ka marrë vendim të analizojë masat ndëshkuese ndaj Kinës për shkak të përhapjes së virusit Korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 14, 2020 03:12 Europe/Tirane
  • Trump kërcënon për ndëshkimin e Kinës

Presidenti amerikan ka marrë vendim të analizojë masat ndëshkuese ndaj Kinës për shkak të përhapjes së virusit Korona.

Presidenti Donald Trump është shprehur pro mendimit të senatorit Lindsy Graham për ndëshkimin e Kinës për shkak të virusit Korona dhe deklaroi se do ta ndjek këtë çështje. Për shkak të virusit që ka ardhur nga Kina nuk mund të organizojmë ndeshje futbolli, tha në fjalën e tij presidenti Trump. Ndërkohë zëvendës presidenti amerikan Mike Pence po mban distancën sociale nga presidenti i vendit Donald Trump, për shkak se një anëtarë e stafit të tij ka rezultuar pozitive me Covid-19. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha përpara gazetarëve se zëvendëspresidenti ka bërë zgjedhjen e tij, për të mbajtur distancë sociale nga Trump për disa kohë. Një prej zyrtareve në Shtëpinë e Bardhë, Katie Miller rezultoi pozitiv me koronavirus. Pence ka rezultuar negativ me koronavirus, por duke qenë se ka punuar me zonjën Miller, i është rekomanduar mbajtja e distancës sociale. Koronavirusi ka disa kohë që është prezent në Shtëpinë e Bardhë. Shumë zyrtarë janë parë të veshur me maska, ndërsa vetë Trump nuk është vërejtur të mbajë ndonjë lloj maske. Ndihmësit më të lartë të Donald Trump testohen përditë për Covid-19. Anëtarët e shtypit pranë presidentit pritet që të testohen.