Rritet numri i viktimave nga Covid-19
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.
Numri i viktimave ka shkuar në 31368, që do të thotë janë 262 viktima në 24 orët e fundit. Nga dje numri i viktimave është rritur, po ashtu edhe numri i rasteve ka pësuar një rritje të lehtë. Mbretëria e Bashkuar është një prej vendeve më të prekura nga Covid-19, me qindra viktima e mijëra të infektuar që raportohen çdo ditë. Sipas të dhënave të publikuara në rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 428 vdekje, duke e çuar numrin total në 33.614 viktima. Në vend janë shënuar 3.446 raste të reja duke e rritur numrin në gjithsej 233.151. Rastet të reja janë 992 duke e çuar në 223096 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 115288, ndërsa 855 janë në gjendje kritike. Gjithashtu, vijon të rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19, ku sipas shifrave të publikuara numërohen mbi 4,4 milionë raste dhe mbi 299 mijë vdekje në të gjithë botën. Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 85.268, prej të cilëve 1.777 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me coronavirus në SHBA është rritur për 21.918, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.432.086. Kështu, SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar 310.383 të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 10,3 milionë.