Trump në përpjekje për ta shkarkuar Mike Pompeo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97064-trump_në_përpjekje_për_ta_shkarkuar_mike_pompeo
Gazeta amerikane “Washington Post” ka shkruar se presidenti amerikan Donald Trump në dy javët e kaluara ka bërë përpjekje për ta inkurajuar Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit, për liruar postin e tij me qëllim që ta ruaj vendin e republikanëve në Senat.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2020 09:19 Europe/Tirane
  • Trump në përpjekje për ta shkarkuar Mike Pompeo

Gazeta amerikane “Washington Post” ka shkruar se presidenti amerikan Donald Trump në dy javët e kaluara ka bërë përpjekje për ta inkurajuar Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit, për liruar postin e tij me qëllim që ta ruaj vendin e republikanëve në Senat.

Insistimi i Trump për ta transferuar Pompeo-n në Senat po bëhet në kohën kur disa parashikime tregojnë se republikanët në zgjedhjet përkatëse mund të humbin shumicën e tyre në Senat.  

Në rrethana të tilla një ulëse në Senat nga shteti Kansas do të jetë e domosdoshme për republikanët.

Me afrimin e zgjedhjeve për Senatin e Amerikës në vjeshtën e vitit 2020, Trump në mënyrë sistematike ka marrë raporte nga Mitch McConnell, lideri i shumicës republikane në Senat, për përkeqësimin gjithnjë e më tepër të perspektivës politike të republikanëve në Senat.

Republikanët aktualisht kanë 53 kursi në Senat ndërsa demokratët kanë 47 kursi.

Republikanët besojnë se nëse Mike Pompeo në zgjedhjet e Senatit do të marrë pjesë në shtetin Kansasit si përfaqësues i republikanëve, me siguri do të fitojë.

Kjo është në kohën kur Mike Pompeo ka refuzuar kërkesën e Trump për të marrë pjesë në zgjedhjet e Senatit dhe ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.