Goditje e re e Senatit të Amerikës në marrëdhëniet me Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97066-goditje_e_re_e_senatit_të_amerikës_në_marrëdhëniet_me_kinën
Senati i Amerikës, pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump për ndërprerjen e marrëdhënieve me Kinën, ka miratuar një projektligj në lidhje me rajonin autonom Sin Kiang në perëndim të Kinës dhe kështu ka hapur rrugën për vendosjen e sanksioneve kundër autoriteteve kineze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 15, 2020 11:03 Europe/Tirane
  • Goditje e re e Senatit të Amerikës në marrëdhëniet me Kinën

Senati i Amerikës, pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump për ndërprerjen e marrëdhënieve me Kinën, ka miratuar një projektligj në lidhje me rajonin autonom Sin Kiang në perëndim të Kinës dhe kështu ka hapur rrugën për vendosjen e sanksioneve kundër autoriteteve kineze.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta “Sauth China Morning Post” ditën e premte ka shkruar se kjo është goditja më e fundit e Senatit të Amerikës ndaj marrëdhënieve mes të dy vendeve që është krijuar pas projektligjit në mbështetje ndaj Tajvanit për anëtarësimin e tij në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në bazë të projektligjit të miratuar në Senatin e Amerikës, autoritetet kineze do të përballen me sanksione për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në rajonin autonom Sin Kiang.

Projektligji i sanksioneve është miratuar për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut të minoritetit Ujgur në Kinë dhe duhet të dërgohet në Kongresin e Amerikës për miratim.

Në këtë projektligji, Shtëpia e Bardhë është obliguar që çdo 180 ditë duhet t’i dorëzojë raport Kongresit të Amerikës për kryerjen e torturave, shkeljes së të drejtave të njeriut, arrestimeve ose për zhdukjen e individëve në rajonin autonom Sin Kiang.