Reagimi i Kinës ndaj kërcënimeve të Amerikës
Zëdhënësi i MPJ të Kinës ka reaguar ndaj kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump, për ndërprerjen e plotë të lidhjeve dhe marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Pekinit. Zhao Lijian, në një konferencë për shtyp tha se ndërprerja e marrëdhënieve mes Kinës dhe Amerikës është në dëm të Uashingtonit.
Zëdhënësi i MPJ të Kinws tha se Amerika po thur komplote kundër Pekinit lidhur me virusin korona. Autoritetet e qeverisë Trump, javët e fundit për të mbuluar dobësinë e tyre dhe të qeverisë Trump në trajtimin e virusit korona në Amerikë, shumë herë kanë akuzuar Pekinin për fshehjen e të dhënave mbi virusin korona dhe kanë pretenduar se ky virus ka dalë nga një laborator në Whuan të Kinës. Ky pretendim i autoriteteve amerikane është hedhur poshtë nga ana e Kinës. Reagimi i Kinës erdhi pasi më herët Donald Trump president i Amerikës deklaroi se Amerika ka opsione të ndryshme në lidhje me Kinën një prej të cilave është ndërprerja e plotë e marrëdhënieve dhe lidhjeve. Kërcënimet e Trump për ndërprerjen e marrëdhënieve me Kinën tregon se Amerika vazhdon politikën e saj të njëanshme në arenën ndërkombëtare dhe në marrëdhëniet dypalëshe me vendet e tjera. Trump në mars të vitit 2018 zyrtarisht nisi një luftë tregtare kundër Kinës dhe në 2 vitet e fundit ai nuk ka mundur të realizojë qëllimet e pritura nga kjo luftë dhe shumë unione si unioni i bujqësisë është ankuar se politika e njëanshme e Trump, është bërë shkak për uljen e produkteve amerikane në tregun e Kinës. Kulmi i luftës tregtare të Kinës me Amerikën arriti për shkak të qëndrimit të nxituar të Uashingtonit kundrejt kompanisë Huawai ku në këtë mes edhe disa vende të tjera u bënë pjesë e lojës së Uashingtonit. Arrestimi i drejtori ekzekutiv të kompanisë Huawai në Kanada dhe kërkesa e Amerikës për ekstradimin e saj në Uashington, ishte pjesë qëndrimeve të nxituara të Shtëpisë së Bardhë kundër kësaj kompanie. Uashingtoni gjithashtu u ka kërkuar dhe ka kërcënuar vendet e tjera partnerë të tij që të ndërpresin bashkëpunimin me kompaninë në fjalë, por edhe në këtë rast Amerika dështoi. Duke qenë se Trump në realizmin e qëllimeve të tij në luftën tregtare kundër Kinës ka dështuar, kërcënimet e reja të tij për ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve me Kinën tregon vazhdimin e kësaj politike të dështuar të Uashingtoni që ka për qëllim të detyrojë Pekinin të pranojë kërkesat e Uashingtonit për hapjen e tregut të madh të Kinës dhe për futjen e mallrave të ndryshme amerikane në këtë treg. Trump kërcënon për ndërprerjen e marrëdhënieve me Kinën, në kohën kur tregu një miliardësh i Kinës është një mundësi e madhe për ekonominë amerikane dhe çdo ulje e nivelit të tregtisë me këtë vend do të thotë humbje dhe dëmtim ekonomik për Amerikën. Sidomos për faktin se vetëm 1 vit pas nisjes së luftës tregtare të Amerikës kundër Kinës, Kina nga vendi i parë u kthye në vendin e tretë partner tregtar të Amerikës dhe si rezultat eksportet e Amerikës drejt Kinës në vitin 2019 nga 120 miliard dollarë që ishte më herët u ul në 87 miliard dollarë.