Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë mercenarë sudanezë në Libi
(last modified Sat, 16 May 2020 13:08:16 GMT )
May 16, 2020 15:08 Europe/Tirane
  • Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë mercenarë sudanezë në Libi

Sudani në reagim ndaj kërcënimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërprerjen e ndihmave financiare, ka pranuar të dërgojë mercenarë për të ndihmuar forcat e gjeneralit Khalifa Haftar në Libi.

Faqja informative “Libia Observer” në një raport të saj ka shkruar se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar nga Muhamed Hamdan Dakalu, komandanti i forcave për mbështetje të shpejtë të Sudanit, që në mënyrë urgjente të dërgojë 1200 forca mercenare sudaneze në Libi për të mbështetur forcat e gjeneralit Khalifa Haftar në jug të Tripolit dhe në perëndim të qytetit Sirt të Libisë.

Gjenerali sudanez Muhamed Hamdan Dakalu i njohur me nofkën “Hamideti”, është kritikuar nga ushtria e Sudanit për dërgimin e mercenarëve sudanezë në luftën e Libisë.

Sipas këtij burimi, disa forcave të mbështetjes së shpejtë të Sudanit kanë bërë grusht shtet kundër gjeneralit Hamidadi dhe i janë bashkuar forcave rebele të cilat po luftojnë kundër qeverisë së Sudanit.

Pavarësisht kësaj, thuhet se aktualisht me qindra trupa nga forcat e mbështetjes së shpejtë të Sudanit aktualisht janë dislokuar në qytetin Sirt të Libisë për t’iu bashkuar frontit të Abu Xherrejn.

Forcat mercenare sudaneze gjithashtu janë dislokuar edhe në zonën e gjysmëhënës naftore për t’i mbrojtur centralet dhe objektet naftore që ndodhen nën kontrollin e forcave të gjeneralit Khalifa Haftar të Libisë, ndërsa me qindra mercenarë të tjerë sudanezë janë dislokuar në frontin e pjesës jugore të Tripolit përkrah forcave të gjeneralit Khaifa Haftar.

Sipas këtij burimi, thuhet se gjenerali Khalifa Haftar për të përforcuar radhët e forcave të veta ka marrë mercenarë nga Sudani, Çadi, Siria dhe nga disa vende të Evropës.

 

Tags