Rritet numri i viktimave në Britani, Italia drejt stabilizimit
Britania e Madhe vazhdon të regjistrojë një numër rekord në Europë për nga numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit.
Në Britani, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, 468 individë. Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe ka shkuar në 34 466 persona. Sa i përket numrit të të infektuarve, Britania e Madhe në 24 orët e fundit regjistron 3450 njerëz që kanë marrë virusin vdekjeprurës. Ndërsa, numri total i të infektuarve me Covid-19 në Britaninë e Madhe ka shkuar në 240 161 persona. Ndërsa Italia regjistroi sot 153 viktima e 875 raste pozitive më shumë. Ky është numri më i ulët i vdekjeve ditore nga sëmundja që nga 9 marsi. Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur në 31 763 e numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë e deri më sot është 224 760. Italia është pas SHBA-së, Spanjës, Britanisë dhe Rusisë, sa i përket numrit të përgjithshëm të rasteve të infektuara në botë.