Kina nxjerr avionët KJ-500
Imazhet e fundit satelitore sugjerojnë se Kina ka vendosur avionë zbulues dhe avionë anti-nëndetëse në Detin e Kinës së Jugut.
Sipas faqes së internetit Defense-Aerospace, vendosja e këtyre avionëve vjen pas aktiviteteve të rritura ushtarake amerikane në rajon. Një ekspert kinez i cituar nga kjo faqe tha se Kina ka të drejtë të vendosë armë mbrojtëse në këtë rajon ndërsa përballet me kërcënime ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Ushtria kineze ka vendosur Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm dhe të Kontrollit Ajror(AEW & C) KJ-500 dhe avionin e patrullimit detar KQ-200, i njohur edhe si avioni anti-nëndetëse Y- 8, në bazën e përhershme në Reef Yongshu në Detin e Kinës së Jugut, njoftuan media tajvaneze të enjten, duke ju referuar fotove satelitore të marra nga ImageSat International. "Duke pasur parasysh peshën e kërcënimeve me të cilat përballet Kina, Kina mund të marrë masat e nevojshme të mbrojtjes," tha Zhang Junshe, një studiues në Institutin e Kërkimeve Ushtarake Detare i cituar nga Global Times, duke theksuar se kjo ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.