SHBA po zhvillon raketa hipersonike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97103-shba_po_zhvillon_raketa_hipersonike
Pentagoni ka pranuar me ngurrim se po zhvillon armë hipersonike, disa orë pasi nuk pranoi të komentojë fjalët e Presidentit Donald Trump për një " super-raketë ".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 16, 2020 22:33 Europe/Tirane
  • SHBA po zhvillon raketa hipersonike

Pentagoni ka pranuar me ngurrim se po zhvillon armë hipersonike, disa orë pasi nuk pranoi të komentojë fjalët e Presidentit Donald Trump për një " super-raketë ".

Në një retorikë që nxiti frikën e garës së re të armëve bërthamore, Trump tha të Premten se vendi i tij po ndërtonte "pajisje të jashtëzakonshme ushtarake, në një nivel që askush nuk kishte parë kurrë më parë." Pasi refuzoi komentojë mbi këtë çështje, zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Jonathan Rath Hoffman, më në fund u detyrua të komentojë deklaratat e presidentit. "Departamenti i Mbrojtjes po punon për zhvillimin e një game raketash hipersonike për të përballuar kundërshtarët tanë," shkroi ai.