SHBA provokon Rusinë në Latakia
Një aeroplan spiun amerikan fluturoi mbi një orë pranë një zone afër bazës ajrore ruse Hmeimim në provincën Latakia në Siri.
"Një avion amerikan Boeing P-8A Poseidon u ngrit nga baza ajrore Sigonella në ishullin e Siçilisë në Itali para se të fluturonte për më shumë se një orë mbi bregdetin sirian, ku është e vendosur baza ruse Hmeimim”, njoftoi Sputnik. Kjo bazë u krijua në vitin 2015 kur ushtria ruse luftonte kundër ISIS. Ajo strehon aeroplanët luftarakë dhe një sistem të mbrojtjes raketore S-400. Provokimi i fundit i amerikanëve ndodhi pasi në muajin prill pozicionet ruse në Siri u vëzhguan nga një aeroplan spiun amerikan.Sipas Interfox, Boeing P-8A Poseidon dhe EP-3E u ngritën nga baza e tyre në Itali dhe Greqi para se të fluturonin për afro 2 orë përgjatë bregdetit sirian.