Shtohen kritikat ndaj Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97161-shtohen_kritikat_ndaj_trump
Me shpërthimin e krizës së Korona në Shtetet e Bashkuara dhe mungesën e informacionit dhe menaxhimit në kohë, kritikat për punën e Presidentit Donald Trump janë rritur, veçanërisht tani që ndikimi i tij ekonomik dhe shoqëror në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, përfshirë strukturat sociale dhe ekonomike, është shtuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2020 02:16 Europe/Tirane
  • Shtohen kritikat ndaj Trump

Me shpërthimin e krizës së Korona në Shtetet e Bashkuara dhe mungesën e informacionit dhe menaxhimit në kohë, kritikat për punën e Presidentit Donald Trump janë rritur, veçanërisht tani që ndikimi i tij ekonomik dhe shoqëror në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, përfshirë strukturat sociale dhe ekonomike, është shtuar.

Senatori i Vermont, Bernie Sanders kritikoi performancën e administratës së Presidentit Donald Trump përballë koronavirusit dhe hendekut klasor dhe varfërisë në Shtetet e Bashkuara dhe tha: Amerikanët po përballen me një president që fajëson të gjithë por jo veten e tij për problemet me të cilat po përballen Shtetet e Bashkuara. Në aspektin ekonomik, Shtetet e Bashkuara po përballen me krizën dhe recesionin më të madh në historinë e saj. Sipas Departamentit të Punës të SHBA më shumë se 36 milion amerikanë janë kthyer në të papunë pas shpërthimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Problemet e shtresës së varfër dhe klasës së mesme dhe paaftësia e tyre për të paguar, duke rezultuar në humbjen e shtëpive dhe ambienteve të jetesës, rritën protestat sociale dhe madje protestat e armatosura që kanë çuar në rritjen e pasigurisë sociale në vend. Kjo ka bërë që shumë zyrtarë amerikanë të kritikojnë politikat e presidentit. Sipas mendimit të tyre, Trump ka shkaktuar një krizë të tillë në Shtetet e Bashkuara duke miratuar politika të gabuara dhe me vonesa. Pavarësisht nga të gjitha kritikat, Trump ka marrë një pozicion sulmues dhe fajësimin e të tjerëve. Me gjithë paralajmërimet, ai shpreson të rihapë ekonominë amerikane, duke shpresuar se ai mund të menaxhojë krizën aktuale duke fajësuar të tjerët dhe duke filluar biznesin dhe të mundësojë edhe një herë fitoren e tij në zgjedhjet e ardhshme. Javët e fundit, Trump është munduar të portretizojë Kinën dhe Organizatën Botërore të Shëndetit si një faktor të huaj dhe fajtor të situatës së përkeqësuar në Shtetet e Bashkuara. Trump e ka akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetit për raportime të vonuara për Korona dhe mbajtjen e anës së Kinës. Në këtë drejtim, ai së pari njoftoi ndërprerjen e buxhetit amerikan për  organizatën botërore të shëndetësisë dhe më pas u tërhoq nga deklarata e tij, duke njoftuar pagimin e një pjese të barabartë me Kinën për Organizatën Botërore të Shëndetit. Ai tani ka kërcënuar të ndërpresë tregtinë me Kinën, gjë që duke pasur parasysh situatën ekonomike të SHBA, nuk është e mundur. Edhe pse Trump vazhdon të kërkojë të shfajësojë veten e tij për të ruajtur statusin dhe prestigjin e tij, aktualisht vazhdimi i krizës ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe zbulimet, situatën për të e kanë bërë të vështirë, gjë  e cila duket se për presidentin amerikan po krijon kohë të vështira për ruajtjen e pozicionit të tij.