Paralajmërimet e OBSH mbi pandeminë Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97186-paralajmërimet_e_obsh_mbi_pandeminë_covid_19
Vendet evropiane duhet të kujdesen për një valë të dytë vdekjeprurëse të Covid-19 sepse pandemia nuk ka mbaruar, tha zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2020 01:24 Europe/Tirane
  • Paralajmërimet e OBSH mbi pandeminë Covid-19

Vendet evropiane duhet të kujdesen për një valë të dytë vdekjeprurëse të Covid-19 sepse pandemia nuk ka mbaruar, tha zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë.

Në një intervistë për The Telegraph, Dr. Hans Kluge, drejtor për rajonin evropian të OBSH-së, dha një paralajmërim të ashpër për vendet që filluan të lehtësojnë kufizimet e tyre të bllokimit, duke thënë se tani është "koha për përgatitje, jo për të festuar". Dr. Kluge theksoi se, pasi numri i rasteve të Covid-19 në vende të tilla si Britania e Madhe, Franca dhe Italia kishte filluar të binte, nuk do të thoshte se pandemia ishte në përfundim. Epiqendra e shpërthimit evropian tani është në lindje, me numrin e rasteve në rritje në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi dhe Kazakistan, paralajmëroi ai. Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) se do tërheqë përgjithmonë fondet që i vijnë nga SHBA nëse nuk angazhohen në përmirësimin thelbësor gjatë 30 ditëve të ardhme. Në një letër drejtuar drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, Trump është shprehur: Është e qartë që gabimet e përsëritura nga ju dhe organizata juaj për t'iu përgjigjur pandemisë kanë qenë jashtëzakonisht të kushtueshme për botën. E vetmja zgjidhje që ka OBSH është nëse e demostroni pavarsinë nga Kina. Administrata ime tashmë ka filluar diskutimet me ju se si të reformoni organizatën. Por veprimi është i nevojshëm shpejt. Ne nuk kemi kohë për të humbur." Letra me fjalë të forta pohon se OBSH në mënyrë të vazhdueshme injoronte raporte të besueshme të koronavirusit të përhapur në Ëuhan në fillim të dhjetorit 2019 ose edhe më herët, dhe bënte vazhdimisht pretendime për koronavirusin që ishin ose tërësisht të pasakta ose mashtrime.