Biden kritikon presidentin Trump
Kandidati presidencial demokrat Joe Biden ka kritikuar Presidentin e SHBA Donald Trump për komentet e tij në lidhje me marrjen e një ilaçi anti-malarie, të quajtur hroxychloroquine, për të parandaluar koronavirusin, pavarësisht paralajmërimeve nga komuniteti mjekësor.
Ish nënkryetari amerikan paralajmëroi gjithashtu se Trump është duke dhënë një shembull të keq duke përdorur një ilaç që, sipas shumicës së ekspertëve, do të shkaktonte probleme në zemër kur përdoret jashtë spitalit. “Shikoni studimet që janë bërë. Ky medikament bën shumë më tepër dëm sesa mirë. Kjo është plotësisht e papërgjegjshme", tha Biden. "Është kundërproduktive. Nuk do të ndihmojë, por presidenti, ai vendosi se kjo është një përgjigje ndaj Covid-19." Trump u tha gazetarëve të hënën se po merr hidroksilklorokinë për rreth një javë e gjysmë për të larguar infeksionin. Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar vazhdimisht gjatë javëve të kaluara se përdorimi nga Trump i këtij mund të shkaktojë keqpërdorim të gjerë nga amerikanët të këtij trajtimi të paprovuar.