Pelosi kritikon sekretarin Pompeo për shitjen e armëve Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97213-pelosi_kritikon_sekretarin_pompeo_për_shitjen_e_armëve_arabisë_saudite
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë ka kritikuar shitjen e armatimeve për Arabinë Saudite pa aprovimin dhe akordimin e Kongresit amerikan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2020 04:41 Europe/Tirane
  • Pelosi kritikon sekretarin Pompeo për shitjen e armëve Arabisë Saudite

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë ka kritikuar shitjen e armatimeve për Arabinë Saudite pa aprovimin dhe akordimin e Kongresit amerikan.

Nancy Pelosi në konferencën e saj të përjavshme për shtyp, deklaroi se Mike Pompeo sekretari amerikan I shtetit duhet të japë dëshmi në Kongres për shkak të shkarkimi nga detyra të Steve Linick I cili ishte duke hetuar Departamentin Amerikan të Shtetit lidhur me shitjen e armëve Arabisë Saudite. Pelosi shtoi: Pompeo për t’i shitur armatime Arabisë Saudite në vitin 2019 ka krijuar një situatë false emergjente dhe kjo ka dobësuar pozitën dhe vullnetin e Kongresit amerikan. Elio Angel kreu i komitetit për marrëdhëniet me jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë ka thënë se shkarkimi i hetuesit të përgjithshëm të Departamenti Amerikan të Shtetit, lidhet me hetimet e tij mbi shpalljen e gjendjes emergjente lidhur me Iranin me qëllim që t’i shiten armatime Arabisë Saudite. Mike Pompeo në maj të vitit 2019 ka njoftuar për një gjendje emergjente lidhur me Iranin. Shpallja e kësaj gjendjeje e ka lejuar qeverinë Trump që duke anashkaluar kongresin t’i shesë armatime Arabisë Saudite dhe partnerëve të tjerë perëndimorë në vlerë 8.1 miliard dollarë. Ky veprim ka ngjallur reagimin e ashpër të ligjvënësve amerikanë pasi ata më  herët ishin përpjekur të kufizonin shitjen e armëve Arabisë saudite për shkak të përdorimit të këtyre armëve në vrasjen e civilëve në luftën kundër Jemenit.