Shtohet numri i viktimave të koronavirusit në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97218-shtohet_numri_i_viktimave_të_koronavirusit_në_amerikë
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 93.594, prej të cilëve 1.530 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 21, 2020 04:41 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave të koronavirusit në Amerikë

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 93.594, prej të cilëve 1.530 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

 SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.  Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 19.974, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.572.114.  Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 361 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 12,6 milionë.  Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 362.630 raste të konfirmuara dhe 28.648 viktima.  Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Rusia me mbi 308.705 raste, Spanja me 278.803 dhe Brazili me 271.885 raste.