Amerika largohet nga traktati Qiejt e Hapur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97245-amerika_largohet_nga_traktati_qiejt_e_hapur
Një prej karakteristikave të presidencës së Donald Trump është tërheqja dhe largimi i Amerikës nga traktat dhe marrëveshjet ndërkombëtare sidomos ato të armatimeve dhe të sigurisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 22, 2020 03:52 Europe/Tirane
  • Amerika largohet nga traktati Qiejt e Hapur

Një prej karakteristikave të presidencës së Donald Trump është tërheqja dhe largimi i Amerikës nga traktat dhe marrëveshjet ndërkombëtare sidomos ato të armatimeve dhe të sigurisë.

Trump në më pak se tre vjet ka anuluar shumë marrëveshje ndërkombëtare të Amerikës dhe e ka tërhequr këtë vend në formë të njëanshme nga këto marrëveshje. Veprimi më i fundit i tij është dalja nga traktati i qiejve të hapur. Presidenti amerikan ka nënshkruar dokumentin që thekson daljen e Amerikës nga traktati i qiejve të hapur. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe gazeta Wall Street Journal. Traktati i Qiejve të Hapur është një marrëveshje midis 34 vendeve për lejimin e avionëve të mbikëqyrjes të fluturojnë mbi vendet anëtare. Traktati i Qiejve të Hapur, i nënshkruar në 1992 dhe zbatuar që nga viti 2002, është pjesë e një përpjekje ndërkombëtare për të krijuar besimin në epokën e pas Luftës së Ftohtë. Pakti i Qiejve të Hapur lejon vendet nënshkruese të kryejnë fluturime përgjimi të avionëve të paarmatosur mbi territorin e anëtarëve të tjerë në mënyrë që të mbledhin informacione mbi ushtrinë dhe forcat ushtarake. Duke reaguar ndaj pretendimeve të Amerikës, zv/ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se Rusia në asnjë mënyrë nuk e ka shkelur këtë traktati.