Joe Biden ka kërkuar falje për deklaratën ofenduese kundër zezakëve
(last modified Sat, 23 May 2020 07:29:34 GMT )
May 23, 2020 09:29 Europe/Tirane
  • Joe Biden ka kërkuar falje për deklaratën ofenduese kundër zezakëve

Kandidati kryesor demokrat për zgjedhjet presidenciale në Amerikë ka kërkuar falje për deklaratën e tij ofenduese kundër zezakëve.

Joe Biden, kandidati kryesor demokrat për zgjedhjet e vitit 2020 në Amerikë ditën e premte në një intervistë për mediat ka thënë se ata zezakë që mbështesin presidentin Donald Trump nuk mund të quhen zezakë. Ndërkohë shoqëria zezake në Amerikë, deklaratën e Joe Biden e kanë cilësuar si përpjekje e tij për të mohuar të drejtën e tyre të votës dhe këtë deklaratë e kanë quajtur raciste. Deklarata e kandidatit demokrat për zgjedhjet presidenciale është dënuar edhe nga disa përfaqësues republikanë të Kongresit amerikan. Biden vetëm pak pas kësaj interviste është tërhequr nga fjalët e tij dhe ka thënë: Gjithmonë kur kam kandiduar në zgjedhje kam marrë votat e zezakëve. Vlen të theksohet se për momentin Joe Biden është në epërsi në krahasim me Donald Trump për zgjedhjet presidenciale.

Tags