Guterres jep mesazh urimi për Fiter Bajramin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97296-guterres_jep_mesazh_urimi_për_fiter_bajramin
Sekretari i përgjithshëm i OKB, në një mesazh të tij në Twitter ka uruar myslimanët për festën e Fiter Bajramit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2020 04:38 Europe/Tirane
  • Guterres jep mesazh urimi për Fiter Bajramin

Sekretari i përgjithshëm i OKB, në një mesazh të tij në Twitter ka uruar myslimanët për festën e Fiter Bajramit.

Antonio  Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB në mesazhin e tij urues për festën e Fiter Bajramit ka theksuar marrjen e mësimeve nga muaji i bekuar i Ramazanit që është mëshira, falja, respekti, bashkëjetesa dhe mirëkuptimi. Sot më shumë se kurdoherë tjetër solidarizimi dhe uniteti janë në përparësi, tha në fjalën e tij Guterres. Në një mesazh tjetër Guterres foli për përhapjen e virusit korona në Afrikë dhe tha se është e domosdoshme eliminimi i këtij virusi në Afrikë dhe në të gjithë botën. Sekretari i përgjithshëm i OKB gjithashtu kërkuar mbështetje ndërkombëtare të shpejtë për masat e duhura për t’i dhënë fund krizave globale mes tyre kriza e borxheve.