Kina pranon delegacionin e huaj për hetimin e virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97344-kina_pranon_delegacionin_e_huaj_për_hetimin_e_virusit_korona
Një prej funksionarëve të OBSH njoftoi se Kina ka pranuar delegacionin ndërkombëtar për hetimin e burimit të virusit Korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2020 04:26 Europe/Tirane
  • Kina pranon delegacionin e huaj për hetimin e virusit Korona

Një prej funksionarëve të OBSH njoftoi se Kina ka pranuar delegacionin ndërkombëtar për hetimin e burimit të virusit Korona.

Michael Rayan, drejtori i OBSH mbi çështjet emergjente, njoftoi për shtimin e bashkëpunimit të Kinës me këtë organ dhe tha: OBSh dhe shumë qeveri në botë janë të interesuar për të zbuluar burimin e virusit Korona. Ky funksionar i OBSH shprehu kënaqësinë nga përgjigjja e shpejtë e Pekinit lidhur me hetimet mbi burimin e virusit Korona tha se Kina në këtë çështje ka ndërmarrë një politikë dhe veprimtari të hapur. Deri tani nuk është caktuar koha e dërgimit të delegacionit të huaj për hetimin e burimit të virusit korona në Kinë, tha Rayan. Autoritet amerikane kanë pretenduar se virusi Korona është përhapur nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës. Amerika gjithashtu ka akuzuar OBSH për vonesa dhe neglizhencë në trajtimin e virusit pasi ajo ka bashkëpunuar me Kinën në fshehjen e informacioneve. OBSh dhe qeveria kineze i ka hedhur poshtë këto pretendime.