Shkencëtarë rusë testojnë vaksinën e Korona tek vetja e tyre
Një grup i dijetarëve dhe shkencëtarëve nga Rusia kanë testuar tek vetja e tyre vaksinën për virusin korona.
Alesandër Ginceburg kreu i institutit hulumtues të epidemiologjisë dhe mikrobiologjisë Gameli njoftoi se një grup dijetarësh rus kanë testuar vaksinën e virusit korona në trupin e tyre dhe sipas rezultateve të deritanishme, trupi i tyre ka reaguar duke krijuar anti-trupa. Ai shtoi se anti-trupat e krijuar në trupat e këtyre dijetarëve janë në gjendje të eliminojnë virusin korona. Sipas kreut të institutit Gameli, puna për prodhimin masiv të vaksinave anti-Covid19 do të nisë në vjeshtë dhe do të jenë gati brenda 9 muajve të ardhshëm. Aktualisht Rusia për nga numri i të infektuarve me Covid19 gjenden në vendin e tretë pas Amerikës dhe Brazilit me 353 mijë të infektuar. Në këtë vend 118 mijë njerëz janë shëruar dhe mbi 3,633 njerëz kanë humbur jetën.