Shtohen rastet e korona virusit në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97367-shtohen_rastet_e_korona_virusit_në_botë
Korona virusi deri tani është përhapur te 5,6 milionë veta ndërsa u ka marrë jetën gati 350 mijë njerëzve në të gjithë botën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 26, 2020 21:33 Europe/Tirane
  • Shtohen rastet e korona virusit në botë

Korona virusi deri tani është përhapur te 5,6 milionë veta ndërsa u ka marrë jetën gati 350 mijë njerëzve në të gjithë botën.

Për arsye shëndetësore, OBSH-ja ka pezulluar testimin e një ilaçi që mendohej se kuronte të sëmurët me koronavirus. Hidroksiklorokina u ishte shpërndarë spitaleve në botë për të mbledhur të dhëna nga pacientët, por në disa raste raportohet se u kishte shpejtuar atyre vdekjen.  Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar përkohësisht testet klinike të ilaçit antimalarik, hidroksiklorinë, pasi ka dyshime se rrezikon gjendjen shëndetësore të pacientëve me Covid-19.  Javën e kaluar, një revistë prestigjoze mjekësore publikoi studimin sipas të cilit hidroksiklorokina nuk e përmirëson gjendjen madje mund ta rritë vdekshmëritë te personat që bartin koronavirusin, me shenja të aritmisë së zemrës dhe arrestit kardiak.  Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom, tha se organizatës i duhet kohë për të shqyrtuar vërtetësinë e këtyre konkluzioneve.  "Nuk ka asnjë problem apo sinjale të caktuara, por thjesht po tregojmë kujdes të shtuar në këtë fazë testimi bazuar në rezultatet e studimeve të fundit."  Hidroksiklorokina është promovuar kryesisht nga presidenti amerikan, Donald Trump, se mund të mbrojë nga sëmundja që shkakton koronavirusi.  Trump ka deklaruar se ai vetë e ka përdorur ilaçin kundër malaries dhe artritit për disa javë me radhë.  OBSH-ja të hënën gjithashtu udhëzoi të gjitha shtetet të mos ulin vigjilencën ndaj kovidit dhe të mbajnë në fuqi masat e shëndetit publik dhe social.  "Nuk mund të hamendësojmë se meqë rastet e sëmundjes po ulen, ajo ka për t'u ndalur apo se valën e dytë do e jetojmë pas disa muajsh. Mund ta arrijmë një kulm të dytë edhe në valën e tanishme," u shpreh drejtuesi i agjencisë botërore të shëndetit.