Shtohet numri i vdekjeve në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97400-shtohet_numri_i_vdekjeve_në_amerikë
Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arriti në 102,107 të mërkurën pasdite, më i larti në botë deri tani dhe gati një e treta e më shumë se 350,000 vdekjeve në të gjithë globin. Ndërsa SH.B.A. kaloi shifrën ogurzezë, Presidenti Donald Trump mbrojti trajtimin e tij të krizës dhe akuzoi mediat e lajmeve dhe politikanët demokratë për përhapjen e dezinformatave në lidhje me përgjigjen e tij.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 28, 2020 05:32 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i vdekjeve në Amerikë

Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arriti në 102,107 të mërkurën pasdite, më i larti në botë deri tani dhe gati një e treta e më shumë se 350,000 vdekjeve në të gjithë globin. Ndërsa SH.B.A. kaloi shifrën ogurzezë, Presidenti Donald Trump mbrojti trajtimin e tij të krizës dhe akuzoi mediat e lajmeve dhe politikanët demokratë për përhapjen e dezinformatave në lidhje me përgjigjen e tij.  

Në rreth tre muaj, më shumë amerikanë kanë vdekur nga COVID-19 sesa gjatë Luftës Koreane, Luftës së Vietnamit dhe konfliktit amerikan në Irak nga viti 2003-2011 të marra së bashku. Sëmundja e re e frymëmarrjes gjithashtu ka vrarë më shumë njerëz sesa epidemia e SIDA-s nga viti 1981 deri në vitin 1989 dhe është shumë më vdekjeprurëse sesa ka qenë gripi sezonal në dekada. Herën e fundit që gripi vrau më shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara ishte gjatë sezonin 1957-1958, kur gjetën vdekjen 116,000 vetë. Rastet e amerikanëve të infektuar me koronavirus janë mbi 1.7 milion me disa shtete jugore që panë shtime të rasteve të reja javën e kaluar, sipas një analize të Reuters bazuar në të dhënat nga Projekti i Gjurmimit të COVID, një përpjekje e drejtuar nga vullnetarë për të ndjekur shpërthimin e virusit në vend. Në nivel global, rastet e infektimit me koronavirus kanë arritur në 5.6 milion me mbi 350,000 vdekje që kur shpërthimi filloi në Kinë në fund të vitit të kaluar dhe më pas mbërriti në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Amerika e Jugut tani është duke mbajtur më rëndë barrën e shpërthimit, me Brazilin që ka numrin e dytë të rasteve në botë. Sipas një raporti të Reuters, nga 20 vendet e prekura më së shumti, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e tetë në bazë të vdekjeve për frymë. Shtetet e Bashkuara kanë tre vdekje në 10,000 njerëz. Belgjika është e para me tetë vdekje për 10,000 njerëz, e ndjekur nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.